Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenja që tregojnë se lidhja juaj është e fortë

Të gjithë hyjnë në një lidhje për qëllime të ndryshme, por jo të gjitha lidhjet përfundojnë me ‘një fund të lumtur’. Ndonjëherë çiftet kalojnë në rutinë dhe më nuk gëzohen kur janë në shoqërinë e njëri –tjetrit. Këto lidhje sipas ekspertëve, kanë tendencë të dështojnë pasi pas një kohë partnerët thjesht nuk janë të lumtur.

Por janë disa shenja që tregojnë që lidhja juaj mund të vazhdojë për shumë gjatë dhe që ende ka dashuri.

E kur mund ta dini nëse lidhja juaj do të vazhdojë?

Keni shumë gjëra për të biseduar – të gjesh dikë me të cilin/cilën mund të ndani shumë gjëra të përbashkëta e të bisedoni për shumë tema, është një prej shenjave që lidhja juaj mund të vazhdojë.

Keni shaka të përbashkëta – të kesh një lidhje me dikë që gjithashtu e ke mik më të mirë, është shenjë e qartë që lidhja juaj do të zgjasë.  Sipas një studimi të kryer nga Univeristeti i Vancouver, çiftet që i konsiderojnë partnerët si miqtë e tyre më të mirë, janë më të lumtur. Çiftet stabile dhe të sigurta në dashurinë e njëri – tjetrit, i ndajnë edhe detajet më të imëta të tyre dhe bëjnë shaka me njëri –tjetrin.

Nuk mund të qëndorni ndaras – Sipas studimeve çiftet që kalojnë shumë kohë bashkë, e këtë e bëjnë pjesë të rutinës së tyre, e kanë më të vështirë që të qëndrojnë larg njëri –tjetirt pasi mund të përjetojnë edhe ankth. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë