Hën, Nën 30, 2020
Banner Top
Banner Top
ShBA raporton afro 200 mijë raste me COVID-19 brenda një dite

Shtetet e Bashkuara sërish kanë regjistruar numra të lartë të infektimeve nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve atje janë shënuar afro 200 mijë persona të infektuar.

Sipas të dhënave nga Universiteti Hopkins, gjatë një ditë kanë dalë pozitiv me COVID-19 195 mijë persona, transmeton Telegrafi.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Amerikë ka arritur shifrën e 11.9 milionë banorëve, ndërsa 254 mijë persona kanë vdekur në total nga kjo sëmundje.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, me lansimin e vaksinës kundër koronavirusit menaxhimi i pandemisë do të jetë më i lehtë.

Kompania amerikane, Pfizer, ka aplikuar te rregullatorët shëndetësorë që të autorizohet përdorimi emergjent i vaksinës kundër COVID-19. /familjajone

Arkiva

Kategoritë