Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Sfida me “dhëmbet e vampirëve” në Tik Tok e rrezikshme, ja çfarë thonë dentistët

Trendet e reja që po sjell rrjeti social Tik Tok po aplikohen shumë nga njerëz të ndryshëm të botës. Nëse keni menduar se sfidat e reja për përdoruesit nuk do të jenë më të rënda se ato në fillim, jeni absolutisht gabim.

Një veprim që po praktikohet së fundi, kryesisht nga adoleshentët, është vendosja e disa dhëmbëve të vampirit mbi dhëmbët tanë realë. Shumë përdorues të Tik Tok që e provuan këtë sfidë shprehen se patën jo pak vështirësi në heqjen e këtyre dhëmbëve pastaj. Për disa madje ishte punë orësh që t’i lironin këta aksesorë nga dhëmbët e tyre.

Padyshim, duke e parë se ky veprim është popullarizuar shumë, neve na intereson se a ndikon negativisht në shëndetin tonë, saktësisht në formën dhe funksionin e dhëmbëve.

Jennifer Haddad, dentiste në Kaliforni, thekson se ky veprim mund të shkaktojë ndryshim në funksionimin e dhëmbëve. Sipas saj, kafshimi ynë mund të jetë më ndryshe dhe mund të dëmtohen dhëmbët.

“Më e rëndësishmja mund ta dëmtojë smaltin dhe potencialisht mund t’i thyejë dhëmbët tuaj. Unë kurrë nuk do ju preferoja pacientëve të mi të ngjesin në gojën e tyre këtë aksesorë. Ky aksesor përmban gjëra toksike dhe mund të shkaktojë infeksion te ne në momentin që kontakton me mishin e dhëmbëve tanë”, shtoi ajo për uebsajtin Health.

Haddid përfundon se nëse vërtetë keni vendosur t’i mbani këta dhëmbë, në momentin që doni t’i hiqni, konsultohuni me dentist në mënyrë që të mos u shkaktojë telashe me dhëmbët tuaj natyralë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë