Mër, Jan 20, 2021
Banner Top
Banner Top
Sektori i gastronomisë me rregulla të reja për shkak të pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka nënshkruar një urdhëresë për aplikimin e masave për luftimin e COVID-19 në sektorin e gastronomisë.

“Me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia COVID-19, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka nënshkruar një Urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të COVID-19 në sektorin e gastronomisë.

Përmes kësaj urdhërese ministri ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Urdhëresa duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e gastronomisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me inspektoratet tjera do të jenë në terren çdo ditë për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga pandemia”.

No photo description available.


Arkiva

Kategoritë