Mër, Jan 27, 2021
Banner Top
Banner Top
SBASHK-u kërkon që të shtyhet mësimi edhe për dhjetë ditë

SBASHK-u ka kërkuar që të shtyhet procesi mësimor për dhjetë ditë, derisa të dezinfektohen shkollat, të pajisen me dezinfektues pë duar etj.

Pjesa më e madhe e shkollave ende nuk është dezinfektuar, dhomat e mësimit nuk janë pajisur me dezinfektues për duar, nuk janë siguruar maskat mbrojtëse për personelin arsimor, nuk është përgatitur lista e mësimdhënësve rezervë për të zëvendësuar mësimdhënësit e sëmurë e as nuk është shpallur ndonjë thirrje për konkurs për mësimdhënës vullnetar, nuk janë përgatitur dhomat e mësimit për të siguruar distancën e duhur sociale, por nuk janë bërë edhe përgatitje të tjera brenda ambienteve shkollore”

1. Të pajisen shkollat me dezinfektues,

2. Të caktohen persona përgjegjës, po jo mësimdhënësit , për matjen e temperaturës së nxënësve,

3. Të ketë personel mjekësor kujdestar së paku në shkollat që kanë më shumë se 500 nxënës,

4. Të sigurohen maska dhe mjete mbrojtëse për punëtorët arsimor,

5. Të ketë lista të mësimdhënësve rezervë,

6. Të lëshohen vendime për lirimin e përkohshëm nga procesi mësimor të punëtorëve arsimor të sëmurë dhe ata të vazhdojnë të marrin paga gjatë gjithë kohës së pandemisë,

7. Të krijohen mundësi për kryerjen e testit për Covid të personelit arsimor,

8. E-shkollori dhe nisma për ditarët digjital të implementohet pas pandemisë Covid-19.

Këto janë disa nga kërkesat e domosdoshme që duhen plotësuar“, shkruhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Arkiva

Kategoritë