Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Sasia e preferueshme e paracetamolit për fëmijë

Paracetamoli është një medikament i cili përdoret kryesisht te fëmijët edhe pa përshkrimin e mjekut. Efekti i tij është i madh në zbutjen e dhimbjeve të kokës dhe në uljen e temperatures.

Shpesh na ka ndodhur që kur nuk jemi ndier mirë ta kemi gëlltitur një paracetamol dhe dhimbja e temperatura të jenë lehtësuar. Sidoqoftë, jo gjithmonë efekti i paracetamolit është pozitiv, andaj duhet të dihet se sa është sasia e preferueshme që u duhet dhënë fëmijëve në ditë nëse janë në gjendje gripi.

Sasia normale që mund të ketë efekt pozitiv në organizmin e fëmijëve është 10 ose 12 miligramë, shumëzuar me peshën e fëmijës. Fjala vjen, nëse fëmija ka 20 kilogramë, kjo peshë shumëzohet me 25 miligramë dhe gjendet sasia e nevojshme (300 miligramë në rastin tonë).

Doza më të larta se këto mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, prandaj nuk duhet zgjatur sasia e përdorimit të paracetamolit, edhe pse, siç u tha, ka efekte qetësuese të dhimjes. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë