Brenda 24 orëve në Rusi janë konfirmuar 500 raste të reja me koronavirus, duke rritur numrin në gjithsej 2 mijë e 337 persona të prekur nga COVID-19.
Rusia tashmë po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme e madje edhe kryeqyteti është pothuajse në bllokadë totale që nga e hëna .
Në Moskë, shumica e e bizneseve janë të mbyllura ndërsa qytetarëve u lejohet largimi nga shtëpitë e tyre vetëm për blerje të ushqimeve e ilaçeve.