Enj, Dhj 3, 2020
Banner Top
Banner Top
Rritja e rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja

Drejtori i Departamentit për Komunikim me Publikun, Faik Hoti, në një intervistë për Euro News, u shpreh se gjendja me koronavirus në Kosovë është serioze.

Ai ndër të tjera tha se duhet rishikuar edhe njëherë masat e ndërmarra më herët për parandalimin e COVID-19, pasi numri i viktimave dhe të infektuarve po rritet ndjeshëm.

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë pozitiv në COVID-19, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar. Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Hoti e pranon se është parashikuar një rritje e rasteve në këto muajt e fundit, mirëpo tani gjendja është me e ngarkuar.

“Po të jemi korrekt, ne e kemi parashikuar që në këtë kohë do të ketë një rritje të rasteve pozitive. Deri më tani e kemi përballuar fluksin, me të gjithë ngarkesat. Rreth 1/3 e rasteve trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe klinikat e saj, ndërsa 2/3 trajtohen në 7 spitalet rajonale. Kemi një gjendje të ngarkuar, por deri më tani është menaxhuar”, u shtoi ai.

Ndërkaq, sa i përket rimbursimit të barnave, ai deklaroi se nuk ka ndonjë skemë për t’u bërë një rimbursim i tillë. /familjajone

Arkiva

Kategoritë