Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

117 veta kanë humbur jetën në Itali për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Kjo është një shifër relativisht e lartë vdekjesh krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 78 viktima nga Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ku ka njoftuar se përveç vdekjeve është rritur edhe numri i infektimeve të reja. Konkretisht gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka pasur 584 infektime të reja me Covid-19, ndërsa një ditë më parë ishin 397.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi tani është 33.072, tha agjencia. Italia është i treti vend me numrin më të lartë në botë të viktimave të koronavriusit pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Numri i të infektuarve aktiv me covid-19 në të gjithë Italinë ka shkuar në 52.942 persona. Në kujdes intensive janë 521.

Youtube

Arkiva

Kategoritë