Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Rritet bilanci i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 191.114, prej të cilëve 1.100 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.362, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.336.138.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,57 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 84,8 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 726.377 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.059 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 4.046.150 raste dhe India me 3.948.594.

Arkiva

Kategoritë