Sht, Mar 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Rreth 31 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi është rreth 31 mijë dhe ai i të infektuarve rreth 640 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Presidenti Donald Trump tha se qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi e ka burimin në një laborator të Uhanit, qyteti kinez ku ndodhi fillimisht shpërthimi i epidemisë. Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Kina “duhet të tregohet transparente” në ato që di për këtë çështje.

Instituti i Virologjisë i Uhanit, që financohet nga shteti, i ka hedhur poshtë pohimet se virusi e ka origjinën tek laboratorët e tij.

Arkiva

Kategoritë