Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Rreth 200 milionë euro do të tërhiqen nga Trusti nëse miratohet Projektligji

Komisionit për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019.

Me të gjithë votat për është miratuar raporti i punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019.

Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë prezantimit të raportit në komisionin për Buxhet dhe Transfere ka thënë se në vitin 2019 për herë të parë 25% të investimeve ishin të orientuara në Kosovë.

Tutje ai shton se me tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale pritet që rreth 200 milionë euro të tërhiqen nga fondi.

“Fondi vitin 2019 kishte filluar me një ekspozim të lartë të rrezikut. Gjatë gjithë vitit ishim të kujdesur për shkak se tregjet financiare ishin më presion në marrëdhëniet ndërkombëtare SHBA-Kinë, por në fakt përformuam mirë. Kishim rritje të ulët për investimet jashtë vendet për rreth 130 milionë euro. Në vitin 2019 për herë të parë kishim ndryshim ku 25% të investimeve ishin të orientuara në Kosovë. Ne kemi vazhduar ti përmbushim të gjitha detyrat. Numri i shërbimeve është duke rritur dhe kemi 190 mijë kontribues online. Gjatë vitit janë shpërndarë gjithsej 53 milionë euro”, ka shtuar Morina.

Morina ka thënë se nuk kanë qenë të ithtarë të kësaj ideje qeveritare pasi që ka pasur mundësi të tjera.

“Ne nuk kemi qenë të përfshirë në idenë fillestare të tërheqjes së 10% se a duhet a jo, vlera e 10% dihet në bazë të shifrave dhe vlerat qojnë rreth 200 milionëshit. Investim i letrave me vlerë është një prej strategjive tona. Ne jemi të përfshirë në fazën e implementimit të pakos për rimëkëmbje ekonomike, theksoi Morina.

Deputetja e VV-së Mimoza Kusari-Lila ka pyetur se sa mund të jetë vlera që mund të tërhiqet nga kontributdhënësit prej 10%.

“Sa është vlera totale e parashikuar në rast se vlerësohet se kalon ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe vlera që mund të tërhiqet nga kontributdhënësit nga 10%”

Ndërsa Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, (Trus) Ardian Zalli ka thënë se 160 milionë euro janë të pa investuara dhe kurdo që kalon ligji ato mund të shpërndahen të kontribut dhënësit që janë të interesuar.

“Ne kemi pasur ngrirje të investimeve  në Kosovë. Sa i përket shumës që lidhet me 10%, ne duke marr parasysh se ligji mund  të kalojë çdo moment ne e kemi një pjesë prej 160 milionë të pa investuara. Nëse kalon ligji shuma duhet të paguhet menjëherë sepse do të kemi një fluks të madh të kontributdhënësve që do të kërkojnë 10%”

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se është mirë që nuk ka vazhduar trendi negativ sikur  që ishte në vitin 2018.

“Është mirë që viti 2019 ka qenë vit pozitiv dhe nuk vazhdoj trendi negativ. Unë kam nevojë për sqarim se ky ndryshim i raportit a është si rezultat i ecurive më të rrezikshme në tregjet e jashtme apo si rezultat i ndonjë politike të Fondit të Kursimeve Pensional ku raporti ndryshon mes investimeve jashtë dhe brenda, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa kryesuesi i komisionit Hekuran Murati ka bërë thirrje koalicionit qeverisës ta kalojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe jo ta fajësojnë opozitën. Madje ai ka thënë se ka pasur vullnet për rrëzimin e qeverisë dhe formimin, por nuk kanë vullnet për kalimin e ligjit.

Për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ka pasur dy tentime për votim por në mungesë të kuorumit ka dështuar të votohet, pas po kundërshtohet nga partitë opozitare./

Arkiva

Kategoritë