Mër, Tet 21, 2020
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i nënës : Zoti në ballë të ka shkruar “Fëmijë i veçantë”

Shkruar nga : Violeta Hyseni
Shoqata: “Autizmit Flet Kosovë

Imagjinoni nëse do të merrnit çdo gjë që donit në çdo moment të jetës . Pa vështirësi , pa sfida , pa dhembje. Disa mund të thonë që kjo do të ishte fantastike. Mirëpo ju do të ishit të dobët dhe kur diçka e rëndë do të kalonte në jetën tuaj, ju nuk do të dinit si do ta kalonit atë sfidë, sepse nuk keni kaluar asnjëherë nëpër diçka që do të ju forconte në jetë.

Më herët nuk kisha ide sa  shumë jeta mund të na befasoj dhe sfidoj deri sa  erdhi  në jetë vajza ime Sara dhe atëherë destinacioni I jetës time ndryshoj komplet.

E mbaj mend momentin kur erdhi në jetë, kur ndjeva aromën e  saj  për herë të parë dhe  përveç lumturinë nuk ndjeja asgjë tjetër.  E mbaja fort në krah dhe nuk mund ti ndalja lotët nga gëzimi. E bekova dhe I urova:” Qofsh fëmija më  I shëndoshë dhe më I lumtur ë botë”

Zoti në ballë I kishte shkruar të ishte fëmijë I veçantë , sepse e kishte përzgjedhur pikërisht vajzën time dhe nga aty e tutje filloj storia jonë e përbashkët, Sara të rritej ashtu siç e kishte të shkruar dhe unë te isha rrugëtari I jetës së saj.

Fëmijëria e saj dhe rinia ime ishin sfidat më të mëdha në jetë; Diagnostifikimi, vlerësimet, paragjykimet, mentaliteti, udhëtimet e shpeshta, inkuadrimi në institucionet parashkollore dhe shkollore, flasim për kohen para  14 vite më parë ….. trauma jetësore për mua dhe familjen time. Kur kujtoj ato vite   ndjejë mornica në lëkurën time  dhe mundohem ti fshijë ato kujtime. Mbajë mend çdo  lot që kam derdhë , çdo fjalë që ma kanë thënë qoftë të mirë apo lënduese, mbaj mend çdo progres dhe regres të Sares…. I kam të vulosura në çdo pjesë të trupit tim.

Të jesh” egërsirë dhe luaneshë “ ka qenë shumë  e vështirë në atë kohë.

Nuk pendohem  aspak pse isha e tillë, e bëja për Saren  dhe kisha vendosur të mos ndalem asnjëherë. Faza e regjistrimit në kopsht ishte faza më e rëndë dhe mjaft sfiduese. Kopshtet shtetërore hezitonin të pranonin fëmijë autik duke u arsyetuar që  nuk kanë staf të kualifikuar për punë me fëmijë. Sorollatesha poshtë e lartë  duke u përpjekur të bëja zgjedhje. Kopështi Eni Edu Ars kopsht privat hapi dyert për Saren dhe aty fillova ta mblidhja veten dhe të bindem që paska edhe njerëz të mirë në këtë botë. Punonin dy psikologe  me dy ndërrime . Psikologja e parë që filloj të punoj me Saren. Ishte  Jeta  Deva e cila vite me radhe u mundua të jepte maksimumin për vajzën time dhe fëmijët tjerë autik. Nga ajo fillova të merrja informatat bazike se si duhet ti qasem vajzës time , si duhet të punoj me të.

Sfida tjetër ka qenë regjistrimi në shkollë të rregullt, futja e Sares në klasë me fëmijë tipik, rezistenca nga drejtoria e shkollës , frika e prindërve se mos do të pësojnë fëmijët e tyre nga prezenca e Sares në klasë, dhe plot sfida të tjera.

Së bashku me disa nëna të tjera hapem klasën e parë të bashkangjitur në shkollën Ismail Qemajli, projekt I iniciuar nga këta 4 prindër dhe përkrahur nga MASHT. Nga klasa e bashkangjitur mundoheshim ti inkuadronim edhe në klasë të rregullta.

Rrugëtimi vazhdon me themelimin e Shoqatës për fëmijë me autizëm prapë iniciativë e prindërve. Përmes shqotave prindërit e kanë më të lehtë të bëjnë zgjedhje si në  inkuadrimin e fëmijëve në kopshte ashtu edhe në shkolla. Shoqatat po bëjnë një punë të madhe sa I përket  pranimit, inkuadrimit në sfera të jetës për personat me autizëm.

Unë mendoj që njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë dhe të kuptojnë  dhe nje herë e përgjithmonë të binden që personat me autizëm mund të jenë pjesë produktive e shoqërisë dhe asnjëherë pengesë. Këtë mund ta kuptojnë nëse ne prindërit jemi bashkëpunues dhe lobojmë për të

drejtat e fëmijëve tanë. Të mundohemi që ti thyejmë paragjykimet dhe së bashku të lehtësojmë jetën e fëmijëve në sferat e jetës!

Për ju prindër të nderuar kam  porosi :Asnjëherë mos u dorëzoni në këtë sfidë, asnjëherë mos u ndjeni të pafat pse keni një fëmijë me autizëm , përkundrazi ndjehuni shumë me fat sepse zoti ju zgjodhi pikërisht juve të ju bekoj dhe  dhurojë një engjëll të veçante në krahët tuaj.

Ju jeni më të fortë nga se mendoni! I keni mbijetuar çdo sfide deri më tani dhe keni për ti mbijetuar  çdo gjëje që ju vjen. Ju jeni legjenda sepse legjendat lindin në oborrin e vështirësive. Frika është një film plot fantazi, por realiteti është një vështirësi , kështu që merrni vështirësitë dhe ndryshojeni realitetin tuaj. Sa here që keni menduar që vështirësitë po ju pengonin të ecnit përpara, aq herë do të kuptoni  se në fakt , ato po ju japin fuqinë të ecnit përpara.

Mjaft me nënkuptimet, mjaft me demoralizim,  lot dhe fajësime. Mbani kokën lartë dhe bëjeni për engjëjt tuaj të veçante që zoti ju fali!

Së bashku mund të ja dalim ….

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë