Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i nënës: Linda me operacion! Më shumë më krijuan dhimbje paragjykimet se plaga e prerjes

Në rubrikën “Histori Motivuese” iu sjellim tregimin e një nëne e cila e ka përjetuar shumë me vështirësi emocionale, lindjen cezariane, si rezultat i “ngacmimeve” të shumta me arsyen se ajo ka zgjedhur vetë të lind ashtu.
Depresioni pas lindje e ka rënduar shumë atë periudhë, por që kjo nënë do të na mbajë peng të historisë së saj, e cila do të na rrëfej herë pas here historinë në pjesëza të vogla.

Rrëfimi i zonjës: Besime Ajeti Imeri –
Letra e parë nga ajo….


Në vitin 2012 isha shtatzënë në Dilarën. Isha e re, mendoja qe nuk dija shumë nga jeta po që në fakt paskam ditë gjithë ato gjëra!
Ditët po kalonin dhe isha në muajin e 9 të shtatzënisë. Në javën e 40 shkova në spital sepse po kalonte dita e terminit. U shtrova në spital dhe ndenja plotë dy javë. Në asnjë mënyrë nuk pranoja të lindja me prerje cezariane. Kërceja si “gjel” kur me sugjeronin tërthorazi mjekët për operim, reagimi im i vetëm ishte “joooo me operim”.
Madje mamitë dhe mjekët më admironin për qetësinë time, për maturin dhe pjekurin që tregoja në atë paradhome lindjesh ku kisha shoqe, por që të gjitha shoqet i përcolla në sallë të lindjes, mbeta vetëm unë.
Ditët kalonin dhe gjendja ime si duket merrte tatëposhtzën, me gjithë ato injeksione, me gjithë ato serume që mora, asnjë dhimbje e lindjes nuk me erdhi.
Çudi! Me kapi edhe vikendi në spital dhe asgjë. Ndërkohë më thotë drejtori i repartit të gjinekologjisë që “Besa ti ishe e përgatitur për lindje normale. Por mua më vjen keq që po ta them, por këtu duhet ta përfundojmë shtatzëninë” !
Kjo e fundit më tmerroi, qysh me përfundua, pse me përfundua, çka je tu fol…. tha mos u ngut Besë, duhet të lindësh me operim se vajza që ke në bark rrahjet e zemrës i ka 90 ndërkohë duhet ti kishte 180, plus ujë nuk ka fare, kështu që do të japim një serum që është ushqim për beben me i’a rritë rrahjet e zemrës dhe për 30 min do e kesh në krahë, të premtoj!
Nejse, vetëm një gjë di t’ju them, nuk e harroj kurr  atë momentin kur jam fut në atë sallë të ftohtë që dridhesha si thupër e lotët me shkonin rëke, lëre që smë dhanë të mbulohem me asgjë ….. (nuk paguhet ky moment, edhe sot që e kujtojë lotët me dalin vetë).
Nuk pranoja anestezion spinal sepse i dija pak a shumë pasojat, por per arsye se kisha fituar bronkopneumoni u detyrova të merrja spinalin!
Vajza lindi super, me 3.500 gr 51 e gjatë e shëndetshme…po unë me thotë burri tashi, qe ngjaja në një gjysmë të vdekure. Tmerri thotë na hyri në palcë se bebën askush se kërkonte më.
Se pse isha rast kritik e urgjent akoma saktë se di sepse s’dua ta di, di vetëm që erdhi të më vizitonte edhe drejtori i spitalit e plotë të tjerë.
Po, këtu tash është bomba!
Kthehesh në shtëpi, e dërmuar, e rraskapitur, as te drejtohesh nuk mundesh, as të qeshesh e as të qash, ndërkohë “Fodullet e Lagjes” të presin me një “mirëseardhje” dhe kalojnë direkt në temë: “he moj nuk linde normalë eee”, të reja jeni sdini ju, ne ma te forta ishim, ma kollaj u vijne juve me lind kështu, se dini ju çka janë dhimbjet e lindjes, se dini ju sa dhimbset evladi kur lind normal, nuk hani ju prandaj nuk  lindni normal, nuk e dini çka është me hipë te ata shkallët e lindjes….. ata as që munden me më kuptu gjendjen që kam kaluae unë, egoizmi i tepërt i tyre i ka verbëruar dhe nuk ndjejnë empati për asnjë tjetër. Askush nuk të ndihmon, askush nuk të mëson diçka, askush nuk të thotë një fjalë të mirë. Askush!
Ato kohe depresioni e kish derën hapur te unë, isha e vetme, me familjen nuk kisha asnjë kontakt, burri gjithë ditën në punë, me një dorë e kam mbajt plagën e operimit me tjetrën e kam pastruar vajzën.
P.s. po të vazhdojë ende të shkruaj do më duhet 4 netë dimri të gjata për të mbaruar!

Morali i krejt këtijë shkrimi:

Faktori kryesore që një grua detyrohet të lind me operim në radhë të parë janë arsyet shëndetësore që mund të ketë nëna dhe jo që ajo nuk di të lind normal, në radhë të dytë mjekët vendosin kur gjendja e nënës dhe foshnjës nuk duhet shtyer më shumë dhe duhet lindje cezariane.
Por fajtore nuk është nëna që lind me operim, askush nuk e do thikën dhe nuk e zgjedh si opsionin e parë.
Fakti që kam lind me operim nuk më bënë me u ndje ma pak nanë, fakti që kam lind me operim nuk do të thotë që nuk më dhimbsen më shumë femijët.

Mos lejoni që të tjerët “Fodullet e Lagjes” t’ju bëjnë të ndiheni keq.

Ju faleminderit kush pati durim ta lexonte kete shkrim timin, e bëra vetëm e vetëm që të bashkëndjejmë njëra me tjetrën.
Rrëfimi im do të vazhdojë….

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë