Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i nënës: I “dashur” ankth a e mbanë mend kur u fute në jetën time?

Shkruar nga: Besime Imeri Ajeti

Është hera e parë në jetën time që unë shkruaj për ty!
U mundove….Shumë u mundove deri sa u fute në trupin tim, në jetën time mbi të gjitha pa lejen time, pa e arsyetuar veten, pa kërkuar falje, pa mirësjellje!

U mundove të më shkatërrosh vetëbesimin, aftësitë e mia, ëndrrat dhe shpresa e mia. U mundove të më shkatërrosh planet për të ardhmen time dhe të familjes sime

I “dashur” ankth a e mbanë mend kur u fute në jetën time?

Mua më kujtohet….më duket sikur të ishte sot, aq freskët e mbajë mend prezencën tënde.
Isha nënë, isha shumë e re, vetëm 23 vjeçare…isha NËNË.

Por përse ta tregojë ty fjalën nënë kur ti nuk e ke idenë së çfarë është.
Gjithmonë e pyesja vetën “ a jam mirë”, “mos jam çmendur”, “mos ndoshta kurrë s’do të bëhet mirë”?

Përse mua, përse???
Prezenca jote më bëri shumë dëme, gjatë gjithë kohës e fajësoja vetën time, por vonë e kuptova që ishe ti problemi që kisha, ardhja jote ishte problemi im.

Dëgjoja njerëz përreth që flisnin për mua, që unë nuk isha një bashkëshorte e mire për burrin tim, që unë nuk e meritoja atë dhe jetën që bëjë me të.
Më bëre të dëgjojë fjalë që kontestonin amësinë time, që unë nuk isha një nënë e mirë për vajzën time.
Madje dëgjova edhe që unë isha problemi, që unë planifikoja gjëra të tilla që vuaja për vëmendje, isha unë ajo që doja të bëhesha e veçantë.

Por isha gabuar edhe unë edhe të gjithë ata që nuk lanë fjalë pa thënë për mua dhe gjendjen time.
Ishe ti, po po ti, ishe ti ai që më more frenat e jetës sime me shumë dinakëri e profesionalizëm. Dite shumë mirë se si të futesh në lëkurën time, në venat e mia, në gjakun tim, dite shumë mirë të më trembje zemrën, ditë shumë mirë të më bësh ujë në djersë, të më mbaje pa vetëdije me orë të tëra, të më jepje grusht në çdo pjesë të trupit tim.

Si s’të erdhi keq për vajzën time, ishte aq e vogël, e brishtë, kishte nevojë për butësinë  dhe dashurinë e nënës së saj.
Si s’të erdhi keq të ia merrje?

Eh çfarë them edhe unë….ku di ti çfarë është të të vije keq, ku di ti se ç’janë ndjenjat dhe emocionet.
E pranojë që më mbështete për muri, më bëre shumë keq, por sytë e engjëllit tim, tik-taku i zemrës së vajzës sime, kraholi i burrit tim më dhanë forcë…më dhanë aq shumë forcë sa për të mos u dorëzuar.
Unë u tregova më e fortë se ti, me vonesë por të mposhta.
Nuk të lejova të merrje në duart tua kontrollin e jetës sime.

Nuk të lejova të më zotëroje plotësisht dhe të më shkatërroje ëndrrat e qëllimet e mia.

U mundove të bërtisje me sa zë kishe e të më përdhosje, por nuk ia arrite, sepse unë jam më e fortë se ti, unë kam më shumë vlerë se sa ti.

E di, ta dhashë mundësinë, por u pendova dhe ta ktheva grushtin në të njëjtën mënyrë.

Kjo është e vërteta ime, unë jam më e fortë se ti…ti s’ke pushtet mbi mua dhe mbi trupin tim. T s’ke të drejtë të kontrollosh çdo lëvizje që unë bëjë, nuk ke forcën që ke pasur në mendjen dhe shpirtin tim.

Ik, largohu, vazhdo rrugën tënde dhe mos e kthe kokën nga unë, sepse unë jam heroi në këtë luftë, unë e fitova betejën.
Grushtet tash i jap unë.

Mjaftë ishte…dy vite vuajta nga ti… u bëra tjetër njeri, madje as në njeri nuk ngjasoja më…por ia dola, me forcat e mia, me dashurinë e vajzës dhe përkrahjen e bashkëshortit ia dola.

Historia ime nuk mbaron këtu… në portalin Familja Jonë do të vazhdojë të shkruaj.
Të shkruaj, të flasë e nëse është nevoja edhe të bërtas që të iu bëjë me dije te gjithë atyre grave që po kalojnë në faza të tilla, mos u dorëzoni, luftoni sepse jeta është e ëmbël, fëmijët tanë kanë nevojë për ne.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë