Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrahje në Pejë, një i lënduar dhe dy të arrestuar

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, orët e vona të mbrëmjes.

Rrahja ka ndodhur në rrugën kryesore që të con te “Macja e zezë”, ndërsa nga kjo rrahje njëri ka përfunduar në spital, kurse dy të tjerë janë arrestuar, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, pasi e ka marrë lajmin.

Ngjarjen e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejor i Policisë Rajonale të Pejës, për RADIO 1.

“Ka ndodhur një rrahje. Dy persona të dyshuar e kanë rrahur një tjetër. Viktima ka pësuar frakturë në pjesët e fytyrës dhe po merr tretman në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Dy të dyshimtit i kemi arrestuar dhe tani po merren në pyetje. Të njejtit mbeten në arrest”, deklaroi Elshani.

Elshani po ashtu shtoi se njësitet policore e kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë