Tue, Aug 20, 2019
Banner Top
Roli i homroneve në (pa) lumturinë tuaj

Kur nuk ndiheni mirë, trupi iu dërgon sinjale. Disponimi jo i mirë për një periudhë të gjatë, është i vërejshëm edhe fizikisht. Të gjitha këto shkaktojnë një disbalancë hormonal. Hormonet kanë një rol kyç në (pa) lumturinë e njeriut e në humor.  Niveli i ulët i ndonjë hormoni, manifestohet në shumë mënyra.

Nëse trupi juaj kërkon shumë sheqer, mund të ndodh që keni nivel të ulët të serotoninës. Këto ushqime e rrisin këtë hormon, disponimi juaj ngritet dhe ju ndiheni më mirë. Por kjo ‘lumturi’ zgjatë për një periudhë të shkurtër dhe ky hormon i lumturisë reduktohet e ju sërish do ndjeni nevojën e këtyre produkteve.

Mungesa e dopaminës në anën tjetër mund të bëjë që të shtoni peshë. Përveç faktit që ju hani ushqime të sheqerosura e ta pashëndetshme, ju edhe mund të hani tërë kohës. Kjo gjë ndodh për shkak që mundoheni të kompenzohnmi nivelin e këtij hormoni, duke ngrënë.

Tek gratë që kanë nivel të ulët të estrogjenit, ka mundësi që të kenë edhe dhimbje apo shtrëngime në gjoks.

Dhimbjet e kokës në anën tjetër ndodhin për shkak të mungesës së progesteronit, një hormon tjetër që ndikon në disponim. Kjo dhimbje mund të manifestohet në formë të migrenës.

Një shenjë tjetër e mungesës së hormonit të seroteninës, është insomnia. Niveli i ulët i këtij hormoni, shkakton probleme me gjumë dhe ndërrim të humorit. /Familja Jone

Banner Content
Tags: , , , , , ,

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë