Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Rikthehen shërbimet në ambulancat specialistike, apelohet për kujdes të shtuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot janë rikthyer shërbimet në ambulancat specialistike, operacionet jo emergjente dhe shërbime të tjera efektive.

Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se me kthimin gradual të këtyre shërbimeve duhet të vazhdojmë të respektojmë dhe zbatojmë masat e dala nga IKSHP, MSH dhe Qeveria, sepse siç theksoi, vetëm kështu do t’i mundësohet personelit shëndetësor ta kryejë punën me dinjitet dhe duke ruajtur shëndetin publik të qytetarëve që marrin shërbime në QKUK.

“Pas kësaj duhet të jemi të kujdesshëm për menaxhimin e situatës pandemike, se vendet e rajonit janë duke iu rikthyer numrit të madh të infeksionit”.

“Lirimi i masave na ngarkon me përgjegjësi shtesë që të jemi më të kujdesshëm”.

Ndërkaq kryesuesi i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i luti qytetarët dhe pacientët që kanë nevoje për shërbime në spitale të respektojnë masat strikte, oraret dhe terminet e caktuara, në mënyrë që t’i marrin shërbimet ashtu qysh i kanë të planifikuara./KlanKosova.

Youtube

Arkiva

Kategoritë