Sht, Tet 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Rekord rastesh me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 1351 testime, si asnjëherë më parë dhe janë zbuluar 203 raste të reja me COVID-19, rekord deri tani.

Për fat të keq pesë persona nuk kanë mundur të përballojnë betejën me coronavirusit, duke humbur jetën.

Lajmi i mirë është se 87 qytetarë kanë arritur që të mposhtin sëmundjen.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga nesër “maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruajtjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19” mbyllet apeli.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 203
Të shëruar ne 24 orë 87
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1351

Testime totale 102,004
Raste pozitive 15955
Raste të shëruara 9762
Raste Aktive 5759
Humbje jete 434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2890
Durrës 593
Shkodër 426
Korçë 325
Fier 306
Lezhë 290
Elbasan 246
Vlorë 208
Berat 168
Kukës 159
Dibër 82
Gjirokastër 66

Arkiva

Kategoritë