Pre, Mar 5, 2021
Banner Top
Banner Top
Rekomandohet që të mbyllen kufijtë me vendet e rajonit

Në takimin e Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, u rekomandua mbyllja e kufijve me vendet fqinje.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arbren Vitia, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka rekomanduar që një prej mënyrave për të parandaluar koronavirusin është mbyllja e kufinjve me vendet fqinje.

 “Duke pasur parasysh situatën epidemiologjike me COVID-19 ditëve të fundit dhe vlerësimin e OBSH-së që konsideron se situata epidemiologjike është me risk shumë të lartë në tërë botën, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e OBSH-së, propozon mbylljen e kufijve nga shtetet fqinjë”, ka thënë Vitia.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë