Enj, Jan 21, 2021
Banner Top
Banner Top
Receta që bën bashkë gjithë familjen, ja si të përgatisni burani me presh

Burania me presh është një zgjedhje e mirë për një vakt të plotë, të ngrohtë dhe të shijshëm që mbledh gjithë familjen.

PËRBËRËSIT: 700 g presh, 500 g mish i grirë, 100 g oriz, 1 lugë salcë
4 vezë, vaj ulliri, kripë, piper dhe 500 ml ujë.

PËRGATITJA: Pastrojmë dhe presim preshtë në copa të vogla, i kaurdisim në tigan me pak vaj ulliri dhe kripë që të ulin volumin, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen, rregullojmë shijen me piper të zi dhe salcë. Shtojmë orizin, ujin dhe e vendosim në tavë baltë, e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta, pastaj e nxjerrim hapim me lugë disa gropa të vogla dhe shtojmë vezët, e pjekim edhe disa minuta në varësi të shijes për vezët.

Burimi: Living

Arkiva

Kategoritë