Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Rasti i ri me Covid-19 në Malishevë ishte në karantinë, u lirua pasi u testua negativ

Një person nga Komuna e Malishevës, sot ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas një njoftimit të komunës, i prekuri, ditë më parë ishte kthyer nga Mali i Zi dhe kishte qëndruar në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku ishte liruar pas testit ku kishte rezultuar negativ, por i njëjti e ka bërë testin, pas një vizite mjekësore dhe ka rezultuar pozitiv.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo 77 të prekur me COVID-19, 74 të shëruar, 1 rast ka rezultuar me fatalitet dhe 2 raste janë aktive me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë