Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Banorët e testuar të Vrapҫiqit rezultojnë negativë në koronavirus

Të gjitha testet për banorët e fshatit Vrapҫiq të komunës së Gjilanit kanë dalë negative në mbrëmjen e së premtes.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që e zhvilloi nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, në kuadër të Qendrës Operative Emergjente, me përfaqësues të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, shëndetësisë primare, Policisë së Kosovës dhe Spitalit të Përgjithshëm.

“Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avancimin e kauzës sonë të përbashkët për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetizoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi”.

Nga ky takim u vlerësua se gjendja përgjithësisht është e qetë dhe nuk kem asnjë rast të ri tjetër të evidentuar.

Testimet u bënë pasi në këtë fshat pati raste me koronavirus. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë