Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Qytetet në Shqipëri zbrazen, gjoba dhe shoqërim në polici për shkelësit

Të paktë janë qytetarët në Shqipëri që për arsye të ndryshme nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit të qarkullimit. Policia shqiptare ndërkohë deri në mesditë kishte bërë 8 procesverbale konstatimi për shkelësit.
Edhe në Fier, deri në mesditë ishin shoqëruar 6 persona në mjediset e komisariatit, ndërsa janë dënuar me masë 10 mije lekë rreth 10 qytetarë, kryesisht këmbësorë. Ata shkelën vendimin që ndalon lëvizjen e qytetarëve jashtë fashes së orarit që lejohet levizja 06:00-10:00.

Ora dhjetë boshatisi dhe Lushnjën. Sheshi qendror, pedonalja dhe lulishtja e qytetit nuk kishte qytetarë, përveç policisë bashkiake. Por problematike mbeten lagjet periferike, ku policia po ushtron kontrolle.

Beratasit u izoluan në shtëpi pas orës 10. Në rrugë janë të pakta makinat në qarkullim dhe janë kryesisht ambulancat, policia dhe automjtete që furnizojnë marketet dhe dyqanet ushqimore. Në Bulqize është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar qytetaret nga qendra e Bulqizes, pas orës 10. Po ashtu edhe për mbyllejen e bizneseve. Burime prane policise bejne me dije se gjate tre diteve te fundit jane gjobitur disa biznese, si dhe jane gjobitur drejtues te automjeteve deri ne bllokim te automjeteve, raporton Tch.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë