Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Qytetari: ” Nënën e kisha të shtrirë në spital – Virusi është i ashpër e mjekët janë duke luftuar me të gjitha forcat atë”

Besfort Metaj, qytetari i cili për disa ditë kishte të shtrirë nënën në Spitalin  “ Isa Grezda” në Gjakovë, në repartin e Pulmologjisë në murin e tij në Facebook ka falenderuar stafin shëndetèsorë por edhe ka bërë një lutje të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të madh, të respektojnë masat mbrojtëse sepse virusi është i ashpër dhe po merr shumë jetëra

Ja postimi i tij i plotë:

Të nderuar,

Nga 15.07.2020 deri më 26.07.2020 nëna ime ishte e hospitalizuar në Spitalin “ Isa Grezda” në Gjakovë, në repartin e Pulmologjisë, ku fillimisht kishim dyshime për prekje me Covid 19, por pas testimit nga IKSHPK, nëna rezultoi Negativ për Covid 19. Por, sfida jonë nuk përfundoi këtu, ngase nëna ime kishte një gjendje mjaftë të rëndë si pasojë e disa problemeve me mushkri, aq sa iu dashtë të qëndronte afërsisht 2 javë në spital.
E dijmë të gjithë sa i dhimbshëm është qëndrimi në spital, qoftë në rolin e të sëmurit, qoftë në rolin e kujdestarit të tij. Por më besoni, këtë dhimbje na bënë shumë të lehtë HERONJTË E SHËNDETIT TONË, të cilët i gjetëm aty, pra mjekë-specialist, infermierë/e, stafi teknik, etj., e ku do t’u jemi mirënjohës pafundësisht, por punën e tyre humane e mjaftë të mundimshe, por që nuk u lodhën asnjëherë.
Përmes këtij shkrimi desha ta ndaj me ju përvojën time, që më duhej të kujdesesha për nënën, sepse në gjendjen siç ishte ajo, mua më duhej të qëndroja bashkë me të në Spital pothuajse gjithë kohën, pra 20 h brenda 24 h.

Për gjatë këtyre ditëve të qëndrimit tim atje dhe gjendjes që kam pa nga afër aty, ju këshilloj si vijon:
Ju lutem, ju lutem që të keni kujdes, të respektoni rekomandimet e IKSHPK-së lidhur me ruajtjen e shëndetit nga Covid 19. Në repartin ku ishte nëna ime, kishte shumë të Infektuar me Covid 19. Ata ishin të moshave dhe gjinive të ndryshme, por se përjetimet e tmerrshme nga virusi i vuanin të gjithë. Andaj, nga ajo që kam pa aty, kam një lutje për të gjithë që maksimalisht të keni kujdes, të mos i neglizhoni simptomat sepse ky virus i pamëshirshëm po merrë jetë njerzish çdo ditë e më shumë.
Mjekë-specialist, infermier, teknik dhe i gjithë stafi shëndetësor, besoni se janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar jetë.
Prandaj, i falënderohem përzemërsisht e gjithë personelit të Spitalit “Isa Grezda”, posaçërisht Repartit të Pulmologjisë, të cilët janë duke dhënë maksimumin nga vetja e tyre, në kushtet të cilat i dijmë të gjithë dhe me një numër të stërngarkuar të pacientëve.
– Jam i befasuar me sjelljen e tyre korrekte dhe profesionale, mendim ky i shumë pacientëve të ndodhur aty.
-Duke ditur gjendjen e spitaleve në tërë Kosovën, në Spitalin e Gjakovës të befason fakti se higjiena e lartë ishte dominante.
– Kurse sa i përket ushqimit, ka vend ende për përmirësim.

Përmes këtij shkrimi u jam mirënjohës gjithmonë dhe i falenderoj:
Mjekët: Dr. Pleurat Hadri dhe
Dr. Flamur Marku, (ishin edhe disa të tjerë, por nuk arrita t’ua mësoj emrat).
Motrat-Infermierët/et:
Leonora Emra – Motër Kryesore, Laura Guta, Samira Kryeziu, Shpend Duzhmani, Driton Tafarshiku, Valbona Bajrami, Zana Krrekaj, Florie Gashi, Zana Axhanela, Farie Nushi, Mimoza Aliaga dhe pjesa tjetër e personelit e sapo angashuar me shume vllnet për të punuar dhe ndihmuar: Leonis Deva, Kaltrina Nuza, Besarta Nikollbibaj – Markaj, por edhe znj.Selvie Sadiku në Kuzhinë.

Gjithmonë mirënjohës për punën dhe mundin e pakursyer që po vazhdoni ta tregoni në këtë kohë !!!

HERONJTË dhe HEROINAT E KOSOVËS 2020 🙏🙏🙏 !

Me nderime,
Besforti /Familja Ime

Arkiva

Kategoritë