Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
QKUK: Të përdoren testet për diagnozë të shpejtë vetëm brenda 15 minutave

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka rekomanduar që institucionet shëndetësore në Kosovë e në Shqipëri, duhet të rrisin kapacitetet diagnostifikuese për koronavirus.

“Institucionet shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të rrisin kapacitet diagnostikuese për COVID-19 në pacientët e prekur dhe ata të dyshuar. Tani në treg ka edhe teste serologjike për diagnozë të shpejtë të antitrupave IgM/IgG. Këto teste mund të përdoren në Qendrat e Mjekësisë Familjare, Spitale Regjionale etj, me diagnoze të shpejtë vetëm brenda 15 min.
Kjo metodë mund ta plotësoj diagnozën molekular-biologjike të detektimit të ARN së virusit me RT-PCR, që patjetër se duhet të vazhdoje me kapacitet edhe më të shtuar në laboratoret e IKShP.
Respekte për personelin mjekësor kudo që punon, jeni heronj të kësaj lufte kundër COVID-19, bashkë me punëtoret e emergjencave dhe të sigurisë në vend.
Rekomandim popullatës “Rri n’shpi – ndihmo edhe ti”! Së bashku t’ja dalim!”, shkruhet në njoftim të QKUK-së.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë