Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
QKUK – “Radiologët ia kthejnë lëvizshmërinë 70 vjeçares”

Në Klinikën e Radiologjisë vazhdohet me punë intensive, jo vetëm me rastet emergjente me Covid – 19 , me traumat e ndryshme por edhe me trajtimin e infarkteve të freskëta në tru duke parandaluar pacientët të paralizohen në gjysmën e trupit.
Të shtunën u pranua një 70 vjeçare e cila  humbi lëvizshmërinë e gjymtyrëve të majtë dhe pas intervenimit me procedura radiologjike minimale invazive, asaj ka filluar ti kthehen këto funksione. Ekipi i Radiologëve Dr. Ilir Bejta, Dr. Murat Murati udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli me ndihmën e teknikut Shefki Bytyqi, anesteziologëve, specialistëve të emergjencës dhe të neurologëve me punë ekipore arritën edhe këtë paciente ta rikthejnë në jetë.

Klinika e Radiologjisë dhe SHSKUK – QKUK po dëshmohen lider në shëndetësinë kosovare dhe në ditët më të vështira për popullatën tonë, duke përcjellur dhe aplikuar metodat më të avancuar në shëndetësinë bashkëkohore.

Arkiva

Kategoritë