Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
QKUK: Kryhet rasti i parë në Kosovë në Stroke Center, pacientit i shpëtohet jeta dhe invaliditeti

Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, është realizuar heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike (trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas) me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.

Realizimi i kësaj metode është bërë pas investimeve në Stroke Center, trajnimeve të stafit dhe blerjes së materialit që ka bërë menaxhmenti i ShSKSUK-së, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Basri Sejdiu dhe me përkrahje dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Procedura u krye pa komplikime, tek pacienti mashkull i moshës 62 vjeç, i cili kishte dorën e palëvizshme dhe këmbën e djathtë të dobësuar, pas procedurës i është kthyer menjëherë lëvizshmëria e dorës së djathtë.

Poashtu, të folurit e humbur në tërësi, kurse pas 12 orëve nga kryerja e procedurës, pacienti ka filluar të artikuloj zë dhe lëvizë lirshëm edhe me këmbë.

Kjo procedurë u mundësua si rezultat i planifikimit, projektimit, aftësimeve të realizuara në botë dhe në Zagreb Kroaci dhe bashkëpunimit ndërmjet Klinikës së Radiologjisë, Klinikë së Neurologjisë, Klinikës Emergjente dhe Klinikës e Anesteziologjisë.

Brenda 3 apo 4 orëve pas sulmit në tru, procedurën e kanë realizuar ekipi i radiologëve, Dr. Bujar Gjikolli, Dr. Arben Kutllovci, përkrahur nga radiologët kujdestar Dr. Agron Arifi, Dr. Ilir Bejta, me referimin e neurologëve kujdestar Dr. Rushit Jashari, Dr. Valbona Spanca e Dr. Milaim Krasniqi, me asistimin e teknikëve të radiologjisë Shekfi Bytyqi, Ariana Neziri.

Klinika e Radiologjisë, është e pajisur me materiale për të plotësuar nevojat e pacientëve me infarkte në tru.
Po punon në ngritjen e kapaciteteve për realizimin e tyre, kurse në proces është edhe blerja e një angiografi të avancuar për të përkrahur këto procedura në nivel bashkëkohor.

No photo description available.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë