Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
QKUK: Kryhet edhe rasti i dytë në Kosovë në Stroke Center, pacientit i shpëtohet jeta

Në Klinikën e Radiologjisë në bashkëpunim me Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe të Anestezionit u krye trombektomia mekanike për herë të dytë.

Bëhet fjalë për një pacient mashkull, 21 vjeçar, i cili kishte dorën dhe këmbën e djathtë të palëvizshme. Procedura u krye pa komplikime dhe pacientit në fjalë i është kthyer lëvizshmëria.

Klinika e Radiologjisë, është e pajisur me materiale për të plotësuar nevojat e pacientëve me infarkte në tru. Po punon në ngritjen e kapaciteteve për realizimin e tyre, kurse në proces është edhe blerja e një angiografi të avancuar për të përkrahur këto procedura në nivel bashkëkohor./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë