Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Që nga fillimi i pandemisë, dy policë serbë e një shqiptar ndërruan jetë nga COVID-19

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ndërruar jetë duke qenë të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Prej tyre, një burrë dhe një grua janë të nacionalitetit serb, si dhe i treti ka qenë shqiptar.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Që nga fillimi i pandemisë tre zyrtarë të Policisë së Kosovës që kanë qenë të prekur edhe me COVID-19 kanë humbur jetën”.

Deri më tani sipas IKSHPK-së në Kosovë në Kosovë vdiqën 341persona nga koronavirusi, ndërkaq u infektuan 10.419 dhe u shëruan 6.058 raste

Arkiva

Kategoritë