Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi bëri të ditur se sot iu është ndarë titulli “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar në Vushtrri si dhe Idriz Asllanit, bashkëluftëtarë i Adem Jasharit.
Postimi i plotë:
“Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë sot me vendim unanim i ka ndarë titullin “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësor të kujdesit primar në Vushtrri për heroizmin e tyre në luftën kundër pandemisë Coronavirus, si dhe z. Idriz Asllani, bashkëluftëtarë i Adem Jasharit.
Urime!”.