Sun, Oct 20, 2019
Banner Top
Psikologu Fitim Uka: Personat që kanë probleme të shëndetit mendor, meritojnë përkrahje  çdo ditë

Data 10 tetor është dita kushtuar shëndetit mendor. Përmes shënimit të kësaj dite, tentohet të bëhet thirrje për senzibilizimin mbi shëndetin mendor.
Profesori i Psikologjisë, Fitim Uka, ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, për këtë ditë.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e tij:
“Mund të jetë afër apo edhe larg jush, mund ta njihni apo mund të mos e keni parë kurrë…

Por, dikush, edhe sot nuk mund të përmbajë lotët nga dëshpërimi dhe humbja e shpresës që sjell Depresioni.
Larg atje, një person nuk e duron terrin, nuk e duron ndarjen, përplitet me fobitë e tij sepcifike, që janë produkt i Ankthit të përditshëm.
Mbase, secilit prej nesh, një tingull a zhurmë, na rikujton luftën dhe tmerrin që kemi përjetuar dhe na bën të strukemi e ta njohim Çrregullimin e Stresit Postraumatik.
Afër jush, mund të fle dikush që përjeton tmerre të natës, sa për t’iu njohur me Çrregullimet e Gjumit, që kanë trajta e forma të ndryshme.
Dikush tjetër, nuk e di kush është, harron dhe humbet në identitet të tjera, që e bëjnë të përjetojë format e Çrregullimit Disociativ.
Një tjetër, vazhdon të mos i besojë askujt dhe është në pritje të një ngjarje negative që i kanë orkestruar të tjerët, për të portretizuar kështu Çrregullimin Paranoid, një nga të shumtat çrregullime të personalitetit.
Një tjetër, e ka të pamundshme që të jetoi realitetin tonë, humbet në botën e tij imagjinare, mes halucinacioneve e deluzioneve të madhështisë, që e bëjnë skizofreninë e tij të mundimshme për trupin, po, po pikërisht trupin, që mund të jetë “mallkim” për imagjinatën e tyre që fluturon gjithandej.

Unë i takoj shpesh, e përpiqem t’i ndihmoj.
Ata meritojnë më shumë vëmendje sot, meqë është Dita Botërore e Shëndetit Mendor, por meritojnë çdo ditë mbështetje e përkrahje”, ka shkruar Uka në Facebook.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë