Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë?

Pas ardhjes në jetë, një fëmijë i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë – një shenjë e shëndetit dhe fuqisë. Është një klithmë që prindërit e rinj do të mësohen shpejt në ditët dhe javët e ardhshme. Por nëse e shikoni nga afër, do të shihni se klithma e një të porsalinduri është pak më ndryshe nga ajo e një foshnjeje që ka lindur kohë më parë: nuk ka lot.

Lotët, natyrisht, janë të domosdoshëm për të mbrojtur sytë dhe për t’i mbajtur ata me lagështi. Kur përballemi me emocione ekstreme si trishtim, zemërim apo edhe lumturi, ne qajmë, tha Sage Timberline, një pediatre në Universitetin e Kalifornisë. Ai stres i përkohshëm shkakton një përgjigje, që prodhon lot për të mbrojtur më tej syrin. Këta lot emocional gjithashtu mund të ndihmojnë në lirimin e hormoneve që shkaktojnë stres që mund të jenë ngritur gjatë kohërave të vështira; kjo kontribuon në atë ndjenjën e lehtësimit që pason një klithmë të mirë, tha ajo për Live Science.

Edhe pse një fëmijë lindë me kanale lotësh, ata ende nuk janë të zhvilluar plotësisht. Ata prodhojnë lotë të mjaftueshëm për t’i mbajtur me lagështi, por jo sa duhet për të formuar pika loti. Pas tre ose katër javësh, kanalet e lotit të një fëmije zakonisht piqen mjaftueshëm për të formuar lot të lidhur me emocione të forta, tha Timberline.

Sytë e një të porsalinduri kanë tendencë të jenë të thatë e poashtu edhe lëkura e tij. Pavarësisht se sa nxehtë është, një i porsalindur vështirë se djersitet për dy javët e para të jetës së tij. Kjo për shkak se gjëndrat e djersës nuk janë ende plotësisht funksionale.

Njerëzit kanë dy lloje të gjëndrave të djersës, të quajtura gjëndra ekcrine dhe apokrine, që të dyja formohen tek të posalindurit, edhe nëse nuk janë duke prodhuar ende djersë. Gjëndrat apokrine sekretojnë djersën nëpër gjëndrat e flokëve, por nuk aktivizohen derisa të ndodhin ndryshime hormonale gjatë pubertetit. Ndërsa djersa apokrine në fillim është pa erë, mund të bëhet me erë të keqe. Është e mbushur me ujë dhe elektrolite, si dhe me steroide, lipide dhe proteina – të cilat bakteret mund t’i përpunojnë për të prodhuar aromë.

Gjëndrat ekcrine fillojnë të formohen gjatë muajit të katërt të gestacionit, duke u shfaqur së pari në pëllëmbët e fetusit dhe në thembra të këmbëve të tij. Deri në muajin e pestë, gjëndrat ekcrine mbulojnë pothuajse tërë trupin.

Pas lindjes së një foshnje, gjëndrat ekrrike më aktive janë ato në ballë, tha Timberline. Shumë shpejt pas kësaj, një foshnje fillon të djersitet në kraharorin dhe gjymtyrët e tij./Famillja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë