Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Pse shtojmë peshë, sipas psikologëve?

Normalisht se secili nga ata që ka mbipeshë trupore është i interesuar të dijë se si të humbasë kilogramë. Ndonëse të dhjamosurit ose mbipesha konsiderohet një cështje më e ndërlikuar, psikologët vënë në pah se ajo ndodh edhe si pasojë e papërgjegjshmërisë së individit në ngrënie dhe aktivitet fizik.

Psikologu Stanley Stacher bëri një eksperiment me disa njerëz me mbipeshë dhe vërejti se ata janë shumë pak aktivë, hanë shumë shpejt dhe janë të ndjeshëm ndaj shijes.

Një njeri me mbipeshë nuk ka nevojë të detyrohet për të ngrënë, ai kurdo që ka oreks ha shumë dhe e shijon atë që ha.

Hipotalamusi, apo qendra ku frenohet dhe nxitet ushqimi, te të dhjamosurit funksionon ndryshe, prandaj të ngrënit nuk mund të frenohet në të njëjten kohë sikurse ngjan te njerëzit që janë me peshë mesatare. /familjajone

Tags:

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë