Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse shtojmë peshë në zonën e barkut?!

Problem kryesor i shumë grave është pesha jo adekuate po edhe ato të cilat janë mirë me kilogramët gjithmonë ankohen për barkun.

Është fat i madh kur një grua e cila ka fëmijë ka një bark të sheshtë dhe të gjitha ia kanë lakminë.

Por pse gratë e kanë këtë problem?!

Trupi i gruas ka një progres të ekuilibruar të progesteronit dhe estrogjenit gjatë gjithë periudhës së jetës.

Dihet tashmë se rritja e estrogjenit ndikon në krijimin e masës së dhjamit.

Mjekët shprehen se te vajzat sasia e të dyja hormoneve është e barabartë.

Por, nga mosha 35-vjeçare, niveli i të dyja hormoneve zvogëlohet, gjë që në fund çon drejt menopauzës.

Megjithatë, sasia e progesteronit zvogëlohet shpejt, gjë që shkakton formimin e masës së trashë dhjamore rreth stomakut.

Për këtë arsye, gratë duhet të kenë parasysh këto 3 këshilla:

-Darkën duhet ta konsumoni 3 orë para se të flini

-Zëvendësoni bukën e bardhë me të zezë

-Kufizoni ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë