Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse personat me hipertension duhet t’i konsumojnë medikamentet në mbrëmje?

Sipas një hulumtimi të kryer nga Hygia, ka shumë rëndësi koha kur personat me hipertension i marrin medikamentet e tyre.

Hulumtuesit argumentojnë që koha më e mirë për t’i marr pilulat për ulje të presionit të gjakut, është koha pak para gjumit.

“Hulumtimi ynë tregon se personat që i kanë marr medikamentet e tyre anti-hipertension pak para gjumit  e kanë presionin e gjakut më të kontrolluar, krahas atyre që këto medikamente i marrin në mëngjes”, ka thënë lideri i këtij hulumtimi, Ramon C. Hermida.

Sipas tyre, personat që pilulat i kanë marr në mbrëmje kishin 49 për qind më pak mundësi të preken nga sulmet e zemrës. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë