Hën, Nën 30, 2020
Banner Top
Banner Top
Pse nuk duhet humbur dhëmbët e qumështit? Mjekët e kanë një përgjigje

Shpesh na ka ndodhur që kur kemi qenë fëmijë të na kenë thënë më të vjetrit se kur nxjerrim një dhëmb të qumështit, atë duhet ta hedhim sa më larg që të na sjellë fat.

Ndonëse ishte bestytni, të gjithë e provuam së paku një herë këtë ndjenjë.

Sidoqoftë, studimet erdhën në një përfundim krejtësisht të kundër me atë cka na thuhej neve. Dhëmbët e qumështit, edhe pse i largojmë nga goja, nuk duhet të hidhen sepse kanë efekte pozitive për shëndetin tonë.

Një studim i bërë nga National Institute of Dental and Craniofacial Research del se dhëmbët e qumështit përmbajnë qeliza staminale. Nëse fëmija juaj shfaq probleme shëndetësore, atëherë ju mund t’I përdorni qelizat stamiale për të gjeneruar qeliza të reja, transmeton Living.

Ndryshe, qelizat stamiale njihen si qelizat më të mira të trupit tonë, duke u quajtur si “tullat ndërtuese të jetës sonë”. /familjajone

Arkiva

Kategoritë