Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Pse njerëzit e pikëlluar dëgjojnë muzikë melankolike?

 Muzika është pjesë e përditshmërisë së secilit.

Dëgjojmë muzikë kur jemi të lumtur, rehat, të trishtuar, me familje, vetëm, me shoqëri etj.

Njerëzit ndër vite kultivojnë një shije muzikore që i përcjell përderisa rriten në moshë. Por a e dini pse njerëzit dëgjojnë muzikë të trishtuar kur janë të pikëlluar? Shkencëtarët e kanë treguar arsyen pse kemi tendencë të dëgjojmë muzikë më melankolike kur nuk ndjehemi mirë.

Njerëzit që kanë përjetuar një ngjarje jo të këndshme dhe janë të mërzitur, preferojnë që të dëgjojnë muzikë më pikëlluese pasi  e ndjejnë vetën të sigurt.

Hulumtuesit, Annemieke Van den Tol dhe Jane Ewards ishin kurreshtarë të dinë se pse njerëzit dëgjojnë muzikë melankolike kur ndihen keq? Ata kuptuan që njerëzit dëgjojnë muzikë të tillë për këto arsye:

Lidhja – Dëgjuesit i identifikojnë emocionet e tyre duke dëgjuar melodinë apo tekstit. Pjesëmarrësit e hulumtimit të tyre u shprehen se dëshirojnë t’i ripërjetojnë emocionet e këqija, në mënyrë që të shërohen.

Mesazhi – Përmes muzikës njerëzit dëshirojnë të marrin një mesazh. P.sh përmes disa këngëve që kanë tekste pikëlluese ata dëshirojnë të marrin mesazhin, që nuk janë të vetmit që ndihen ashtu.

Si një rikthim në kohë – Dëgjuesit e përdorin muzikën pikëllues si një metodë për tu rikthyer në kohë, që të kujtojnë ngjarjet apo njerëzit. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë