Mar, Mar 2, 2021
Banner Top
Banner Top
Pse ndodhin aritmitë (crregullimet e ritmit të zemrës) dhe si duhet trajtuar

Crregullimet e ritmit të zemrës vlerësohen si ndër problemet më serioze të sëmundjeve të zemrës dhe jane sfiduese edhe për vetë kardiologët.
Ato karakterizohen me crregullim të të rrahurave të zemrës, ku ndodh që zemra të rrahë shumë ngadalë ose shumë shpejt.

Sipas kardiologut Gojart Pllana, këto crregullime ndodhin si rezultat i crregullimit të aktivitetit elektrik të zemrës.
Zemra, përveç muskulit të zemrës, përbëhet nga disa fije shumë të specializuara të cilat prodhojnë impulsin elektrik dhe përçojnë atë impuls në tërë zemrën. Disritmitë kryesisht ndodhin si rezultat i çrregullimit të prodhimit dhe përçimit normal të impulseve, me një fjalë, aritmia është çrregullim i aktivitetit elektrik të zemrës”, shkroi ai në faqën e tij në Facebook.

Disa prej shkaktarëve që ndikojnë në aritmi, sipas Pllanës, janë:

Infarkti i miokardit
Sëmundjet iskemike të zemrës (sëmundjet e arterieve koronare)
Hipertensioni arterial sistemik
Sëmundjet kongjenitale të zemrës
Sëmundjet strukturale të zemrës (kardiomiopatitë)
Sëmundjet valvulare
Disbalancimi i elektroliteve

Ndërsa si shkaktarë të tjerë që po ashtu mund ta shkaktojnë këtë crregullim, Pllana tregon se janë: duhanpirja, konsumimi i tepërt i alkoolit, konsumimi i kafeinës dhe pijeve energjike dhe abuzimi me droga.

Sipas doktorit, janë disa mënyra të trajtimit të këtij problemi:


Duke u bazuar në llojin e çrregullimeve të ritmit të zemrës, trajtimi kryesisht përfshinë:
Trajtimin medikamentoz – ku me anë te ilaçeve mbahen në nivele të lejuara të rrahurat e zemrës.
Kardioverzion – konvertimi i ritmit duke përdorur energjinë elektrike, me anë të defibrilatorit.
Ablacion – një intervenim invaziv, përmes të cilit “digjen” vatrat e të cilat prodhojnë impulse të parregullta në zemër.
Vendosja e Pacemaker-it – paisje elektrostimuluese, të cilat imitojnë impulset e rregullta të zemrës, si dhe paisje tjera që përpos punës si Pacemaker kanë edhe funksione tjera eventuale siç janë: ICD dhe CRT
”, shtoi ai, shkruan Familja jonë.

Linku i faqës: https://www.facebook.com/drgojartpllana

Arkiva

Kategoritë