Mër, Gus 12, 2020
Banner Top
Banner Top
Pse ndodhë kapsllëku tek foshnjat?

Kapsllëku tek foshnjat është i rrallë, sidomos tek foshnjat që ushqehen me qumështi gjiri, por mund të ndodhë.

Foshnjat që ushqehen me qumësht gjiri, kanë më pak rrezik të kenë episode kapsëllëku apo të diarresë, sesa foshnjet që ushehen me qumësht pluhur – e kjo ndodh sishkak që qumështi i gjirit është më i lehtë për tu tretur.

Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandon që foshnjat ekskluzivisht të ushqehen vetëm më qumështin e gjirit deri në muajin e gjashtë.

Ata rekomandojnë që gjatë gjashtë muajve të parë, foshnjave të mos i jepni ushqime ose lëngje shtesë, përvec nëse këtë e rekomandon ndonjë mjek.

Pas gjashtë muajve të parë, prindërit mund të fillojnë të ushqejnë foshnjen me ushqime të tjera.

Sipas një studimi të kryer në Japoni ku u ekzaminuan mbi 83 mijë foshnje u kuptua që rastet e kapsllëkut ndodhin pikërisht në këtë periudhë – pra nga kalimi i ushqyerjes me gji tek ushqimet e tjera.

Ky hulumtim kuptoi që ushqimet si orizi dhe produktet e qumështit, mund të shkaktojnë kapsllëk tek foshnjat më të reja se një vit./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë