Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse na ndodh që të kemi etje pasi hamë sheqer?

Të ngrënit e ndonjë ushqimi që përmban sheqer na bën shpesh të kemi etje. Arsyen përse ndodh kjo ndoshta nuk e kemi ditur dhe në shumë raste e kemi parë veten të përfundojmë duke pirë ndonjë gotë ujë pas atij ushqimi të ëmbël.

Caroline Apovian, profesoreshë e Endokrinologjisë në Universitetin e Bostonit, e ka një shpjegim shkencor se pse na ngjan kjo. Sipas Apovian etja vjen si rezultat i humbjes së sasisë së ujit në qeliza.

“Fillimisht sheqeri shkon në gjak, kësisoj uji lëviz nga qeliza për të balancuar sasinë e sheqerit në gjak. Pas kësaj, qelizat tona kanë nevojë për ujë dhe kjo është arsyja se pse kemi etje”, shprehet ajo për portalin Health.

Krejt ky zinxhir procesesh ndodh shumë shpejt. Pasi glukoza të jetë absorbuar, ne do të fillojmë të ndiejmë etje pas 5-10 minutash”, shtoi Apovian. /familjajone

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë