Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Pse kemi pika të zeza në fytyrë?!

Sado të rregullta të jemi me pastrimin dhe trajtimet e fytyrës, pikat e zeza do të mbeten gjithnjë aty. Për pak kohë s’i shohim, pastaj vetëm kur vërejmë që janë rikthyer ato!

 Janë bezdisëse dhe jemi gjithnjë në kërkim të një metode për të shpëtuar njëherë e mirë prej tyre.

Gjithsesi, fillimisht çfarë duhet të dimë është nga vijnë. Çfarë i shkakton pikat e zeza dhe ç’tregon për ne vendi në të cilën shfaqen më shumë?

Midis vetullave/ në hundë

Sipas dermatologëve ky është një tregues i një stresi të madh që po përjetoni. Ndoshta jeni duke kaluar periudhën e pubertetit ose jeni përfshirë në një situatë shumë tensionuese. Rritja e nivelit të adrenalinës rrit dhe nivelin e yndyrës së prodhuar nga lëkura, sidomos në këto zona.

Rreth buzës

Kjo lidhet me dietën ushqimore. Ushqimet me përmbajtje acidi apo vajore shkaktojnë daljen e pikave në këtë zonë. Ajo që sugjerohet është larja e buzëve direkt pas konsumimit të një vakti me shumë yndyrë.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë