Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse gënjejmë, sipas psikologëve

Gënjeshtra është ajo që na shoqëruar qysh prej fëmijërisë sonë. Të pavërtetat e vogla që kemi mundur t’i themi gjatë kësaj periudhe kanë qenë përpjekje për ta mbrojtur vetveten nga ndonjë ndëshkim ose qortim.

Gënjeshtra është hiç më pak së thënia e një të pavërtete të cilën e dimë. Cilado qoftë arsyja që gënjejmë, kjo nuk e ndryshon aspak faktin që po bëjmë diçka jo të duhur dhe jo afatgjatë, kjo sepse e vërteta do të zbulohet shpejt.

Sidoqoftë, janë disa gënjeshtra që bëhen për shkaqe më madhore, prandaj psikologët i kanë ndarë disa arsyje se pse në gënjejmë.

  • Për ta mbrojtur  veten tonë

Arsyja më e shpeshtë se pse flasim ndonjë gjë të pavërtetë është pikërisht për ta mbrojtur veten tonë.

E bëjmë këtë për ta shmangur ndonjë situatë të pakëndshme ose konflikt me të tjerët.

  • Për t’i arritur interest tona

Ka raste kur na duhen para ose një ndihmë nga dikush dhe gjëja e parë që mund të na shkojë ndërmend është ta bindim njeriun përballë të na ndihmojë përmes sajimit të ndonjë gënjeshtre.

Gënjeshtrat e tilla supozohet të jenë më prekëse, në mënyrë që ta emocionojnë bashkëfolësin.

  • Për ta rregulluar imazhin tonë

Kjo lloj gënjeshtre bëhet shpesh nga të rinjtë të cilët gjoja janë të zotë, për të krijuar përshtypje të mira te njerëzit tjerë.

Zakonisht gënjeshtrat e tilla bëhen për jetë luksoze ose diçka që na bën të dukemi “trendi” para të tjerëve.

  • Për të tjerët

Shpesh na rastisë që të na pyesë dikush se si duket dhe ne, për t’ia bërë qejfin, i themi se duket mirë.

Kjo gënjeshtër bëhet për të tjerët dhe për t’i bërë ata të ndihen komodë. Në këso raste, shumica nga ne tentojmë të jemi “korrekt politikisht”, në mënyrë që tjetri të mos kompleksohet. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë