Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse është mirë të divorcohen çiftet e palumtura?

Askush nuk martohet me idenë që të divorcohet. Por statistikat tregojnë që shumë martesa përfundojnë në divorc. Në SHBA një në katër martesa dështon. Ndonjëherë është shumë më mirë divorci dhe ndarja se sa një martesë që më nuk funksionon.
Ne do ua rendisim disa aryse se pse është më e mirë ndarja se sa një martesa e keqe.

Mund ta gjeni dikë tjetër më të mirë – kur jeni i/e martuar praktikisht nuk keni kontakte në kuptimin romantik me seksin tjetër. Kur ju jeni në një martesë të palumtur, ju do t’i humbisni shumë shance të mira për të njoftuar dikë që do ishit të lumtur.

Mund ta shfrytëzosh energjinë për rritjen personale – nëse qëndroni në një martesë të pashëndetshme, gjendja juaj emocionale nuk do të jetë e mirë. Gjatë kësaj kohe, ju nuk do të keni kohë për veten e për gjërat që dikur iu kanë pëlqyer, prandaj është më mirë që ajo martesë të përfundojë e të dy ju, ta përkushtoni energjinë për rritjen tuaj personale.

Nëse keni fëmijë edhe ata do të jenë të lumtur – shpesh ciftet vendosin të rrinë të martuar ‘për hir të fëmijëve’, por kjo është një ide e keqe. Fëmijët tuaj ndihen shumë më keq kur ju tërë kohën argumentoni e diskutoni dhe ata mund ta ndjejnë energjinë dhe tensionin mes jush.

Do të jeni më të shëndetshëm – një martesë e palumtur, të shkatërron emocionalisht dhe fizikisht. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë