Fri, Sep 20, 2019
Banner Top
PSE ËSHTË E RREZIKSHME TË FLINI ME MAKE-UP?

A është vërtet keq të flesh pa e hequr make-upin? Për këtë flasin dermatologët.

Ndodh edhe kjo që të paktën një herë në jetë, edhe ata të cilët kanë kujdes të shtuar ndaj lëkurës të harrojnë të pastrojnë make-upin para gjumit.

Mirëpo, mos ebëni këtë asesi edhe nëse jeni shumë të lodhur, ngase është lëkura juaj ajo e cila do ta pësojë.

Ekspertët e lëkurës bëjnë të ditur se make-upi mbyllë poret e lëkurës, prandaj edhe bëhet pastrimi i make- upit në fund të ditës, ngase ai ndihmon poret të hapen sërish.

Nëse flini pa e pastruar fytyrën, kjo gjë shkakton zmadhimin e poreve, të cilat me kalimin e kohës do të kthehen në shenja.

Mirëpo, përveç dëmeve të lartë përmendura ekziston dhe një rrezik tjetër më i madh. Make-upi në vetvete thith baktere, të cilat nese nuk lahen, përthithen mga lëkura, duke shkaktuar plakjen dhe rrudhjen e saj./Familja Jonë

Banner Content

Arkiva

Kategoritë