Tue, Aug 20, 2019
Banner Top
Pse është e rëndësishme Vitamina D?

Vitamina D, është vitaminë me rol të rëndësishëm për organizmin. Një e mirë e saj është se mund të përftohet natyrshëm nga rrezet e diellit.

Mungesa e kësaj vitamine, mund të shkaktojë një sërë problemesh për shëndetin.

Ja cilat janë disa nga to:

Depresioni – Vitamina D luan një rol kryesor në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru. Niveli i ulët i saj mund të shkaktojë depresionin.

Dëmtimet e muskujve – Kjo vitaminë ndikon në fortësimin e muskujve dhe mungesa e saj shkakton miopati, që dobëson muskujt dhe shkakton dhimbje të tyre.

Sëmundjet e zemrës – Mungesa e kësaj vitamine rrit rrezikun e hipertensionit, hiperlipidemisë, sëmundjeve vaskulare periferike, infarktit të miokardit, insuficiencës kardiake dhe insultit cerebrovaskulare./Familja Jonë

Banner Content
Tags:

Lajme te ngjajshme

Arkiva

Kategoritë