Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse është e rëndësishme që t’iu ndihmojë një mami në shtëpi?

Periudha e lehonisë zgjatë përafërsisht 6 deri në 8 javë. 

Ndryshimi emocional më i zakonshëm (në 50-70 % të grave) është një lloj melankolie me emocione të forta; shpesh pas lindjes së fëmijës nëna shpërthen në lot (megjithëse kryesisht prej gëzimit), por kjo zhduket pas gjashtë muajve të parë. 

Ka një faktor biologjik i cili shoqërohet me çrregullimet hormonale që përjeton trupi i gruas gjatë lindjes së fëmijës, veçanërisht me ndryshimet e forta të niveleve të progresteronit.

Sigurisht, kjo ndodh në të gjitha gratë, kështu që na duhet të shikojmë dhe faktorë të tjerë psikologjikë që kombinohen me këtë ndryshim biologjik.

Kjo është edhe arsyeja pse nënat e reja kanë nevojë për një mami e cila ju rrin afër për t’u kujdesur për të voglin e tyre.

Mamitë nga Kujdesi Shtëpiak për Bebet dhe Nënat janë përgjegjëse për: 


• Evaluimin kontinual dhe menaxhimin e gjendjes së gruas ( të ofroj siguri te nëna që ajo të parashtroj pyetje nëse ka nevojë, të ofroj konsultimet dhe mësimet e nevojshme)


• Ofron asistencë në gjidhënje


• Ofron asistencë për zhvillimin e prindërimit të mirë. 


•Vlerësimin e fëmijës gjatë vizitës në shtëpi ( Ekzaminimin fizikal te nëna: tensioni arterial, temperatura, kontrolli i gjinjëve, kontrolli i llohieve, kontrolli i perineumit.

Ekzaminimi fizikal te fëmija: temperatura, hidratimi, zemra dhe mushkëritë, kërthiza, ngjyra e lëkurës, observimi i gjendjes së përgjithshme dhe përkujdesjes adekuate)

Me anë të një kujdesi profesional ndaj fëmijës secila grua e tejkalon shumë më lehtë periudhën e lehonisë dhe kjo ndikon që ato të kenë një gjendje emocionale më stabile.

Përmes mamive nga Kujdesi Shtëpiak për Bebet dhe Nënat secila grua mund të shijojë më së miri ditët e para të foshnjës së tyre pa stres dhe me një siguri maksimale.

Për më shumë informata dhe për të kontraktuar shërbimet tuaja kontaktoni:

Facebook: Kujdesi shtepiak per bebet dhe nenat

Instagram: Kujdesi shtepiak per bebet dhe nenat

Tel:+383 49 315 098

Adresa: Rr. Vellezrit Fazliu, Prishtine

Youtube

Arkiva

Kategoritë