Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Pse alivanosemi?

Kur truri juaj nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, pason alivanosja. Ju humbni vetëdijen, për një kohë të shkurtër (zakonisht për disa minuta ose sekonda).

Simptoma kryesore e alivanosjes është pikërisht humbja e vetëdijes, mirëpo ka edhe të tjera shenja që mund t’i paraprijnë alivanosjes.

Ato janë:

  • Ligështim
  • Dobësi
  • Djersë
  • Mundim dhe të përziera.

Alivanosja shkaktohet nga gjëra të ndryshme dhe jo çdo herë mund të gjendet një arsye e veçantë.

Gjasa më të mëdha të alivanosjes kanë personat të ciët janë të prekur nga gjendje të caktuara mjekësore e që janë:

  • Diabeti
  • Ankthi ose çrregullime paniku
  • Nivel të ulët të sheqerit në gjak.
  • Probleme të zemrës.

Nëse veçse ndiheni sikur do t’iu bie të fikët, atëherë shtrihuni. Mirëpo nëse kjo është e pamundur për shkak të rrethanave, uluni dhe përkulni përpara me kokën tuaj midis gjunjëve. Kjo ndihmon që gjaku të rrjedhë në trurin tuaj.

Nëse ju ka rënë të fikët vetëm njëherë dhe jeni të shëndetshëm, nuk keni nevojë të bëni panikë ose të vizitoni menjëherë mjekun. Zakonisht, alivanosja në të shumtën e rasteve është jo serioze.

Por, nëse keni probleme serioze me shëndet, e sidomos probleme me zemër, atëherë vizitoni mjekun me patjetër./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë