Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse 50-vjeçarët janë në moshën më ‘të dhimbshme’?

Nëse vjen fjala tek problemet shëndetësore, mosha 50-vjeç mund të jetë fillimi i tyre. Shpesh dëgjoni prindërit apo të afërmit 50-vjeçarë e sipër, që ankohen për dhimbje kockash, muskujsh, si dhe mund t’i shihni më nervozë se zakonisht

Nëse po i afroheni 50-ave këtu gjeni disa nga problemet që mund të përballeni dhe çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato.

Gjunjët

Në mënyrë tipike, 50-vjeçarët mund të vuajnë nga një sërë ankesash në gju. Amortizatorët në gjunjë priren të dehidratohen dhe bëhen më të ngurtë me kalimin e moshës dhe mund të dëmtohen më lehtë pas lodhjes së tepërt apo ndonjë presioni tjetër. Simptomat mund të jenë dhimbje e lokalizuar, ënjtje të nyejve, dhe bllokim kur gjunjët janë të përkulur.

Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:

Ndodh që kur dhimbja e gjunjëve fillon, njerëzit e shmangin lëvizjen, por kjo i bënë kyçet të dobësohen akoma më shumë, duke e bërë më të komplikuar problemin tuaj.

Nëse vuani nga një dhimbje në gjunjë, këshillohet që të kaloni 10 minuta në ditë duke bërë këtë ushtrim: Ulur në një karrige, drejtojini të dyja këmbët, duke i ndjerë kërcinjtë të shtrënguar, më pas lirojeni dhe përsëriteni 20 herë.

Shikimi

Një tjetër problem që haset në këtë moshë është shikimi. Dhe, nëse keni pasur një shikim mjaft të mirë gjatë jetës suaj, në këtë moshë nisin shqetësimet e para. Me kalimin e moshës thjerrëzat e syrit të ngurtësohen dhe humbin elasticitetin, kjo krijon atë që quhet presbiopia.

Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:

Presbiopia mund të trajtohet lehtësisht me syze ose lente kontakti. Vizitat e rregullta tek okulisti janë thelbësore. Përdorimi i syzeve të diellit, ultra UV në diell mund të ndihmojë në mbrojtjen nga katarakti.

Dhimbje shpine

Dhimbja e shpinës është një nga rezultatet më të mëdha të ditëve të punës përgjatë jetës, e cila ka tendencë të fillojë midis moshës 40 dhe 60, shkruan Class.

Çfarë mund të bëni në lidhje me këtë:

Në mënyrë tipike, nëse shkoni tek mjeku, do t’ju japë anti-inflamatorë dhe / ose disa relaksues të muskujve dhe ato mund të funksionojnë në një periudhë afatshkurtër.

Provoni këtë ushtrim: Pozicionohuni me duar dhe gjunjë të tendosur në tokë, ngrijeni krahun e majtë dhe këmbën e djathtë, pastaj futini poshtë jush dhe kaloni më pas në ngritjen e krahut të djathtë dhe këmbës së majtë.

Provoni tre ose katër sete me nga 15 deri në 25 përsëritje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë