Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Prodhuesit kosovarë kërkojnë heqjen e testeve PCR në kufi me Maqedoninë e Veriut

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon nga Qeveria e vendit, por edhe nga autoritetet Maqedonase që që të heqin testimin e detyrueshëm për COVID-19.

Në një komunikatë për media, Klubi i Prodhuesve thonë se kjo ka vështirësuar lëvizjen dhe shkëmbimin tregtar të prodhuesve.

“Një test i tillë vetëm se po e vështirëson lëvizjen dhe shkëmbimin tregtar të prodhuesve, kështu duke ndikuar në keqësimin e gjendjes së tyre, gjendje kjo tejet e rënduar gjatë pandemisë. Ky test është vetëm një barrierë shtesë për prodhuesit dhe shkakton humbje të mëdha tek ta, duke lejuar qarkullimin vetëm me test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, kështu duke rritur dukshëm kostot e veprimit”.

“Klubi i Prodhuesve e kupton situatën e vështirë të krijuar për parandalimin e përhapjes së pandemisë, mirëpo kërkon që masat tjera mbrojtëse të ndërmarra të jenë të aplikueshme. Kështu kërkojmë që në koordinim të të dy autoriteteve të mundësohet bashkëpunimi tregtar në mes të dy vendeve, bashkëpunim ky që do të respektonte të gjitha masat tjera mbrojtëse për parandalimin e COVID19”, thuhet në komunikatë.

Arkiva

Kategoritë